Botë

Kurdët “bëjnë marrëveshje” me Qeverinë siriane kundër Turqisë

19.02.2018 10:34

Luftëtarët kurdë në Sirinë veri-perëndimore thonë se kanë arritur një marrëveshje me qeverinë siriane...

Luftëtarët kurdë në Sirinë veri-perëndimore thonë se kanë arritur një marrëveshje me qeverinë siriane, mbi bazën e së cilës do të dërgojnë trupa për të ndihmuar në zbrapsjen e ofensivës turke. 
Qeveria siriane në Damask ende nuk e ka konfirmuar diçka të tillë.
 
Turqia i konsideron luftëtarët kurdë, përtej kufirit të saj në Afrin, si terroristë dhe ka nisur ofensivë të madhe kundër tyre, muajin e kaluar. 
 
Aktualisht nuk ka prani ushtarakësh sirianë në zonë. Një zyrtar i lartë kurd, Badran Jia Kurd, tha për Reuters se ushtarët e qeverisë mund të hynin në rajonin Afrin brenda pak ditësh dhe se do të vendoseshin në disa pozicione kufitare. 
 
Marrëveshja e supozuar u raportua gjithashtu nga grupi i mediave kurde Rudaw, i cili citoi një politikan kurd nga Siria dhe një agjenci lajmesh që mbështet forcat kurde të Sirisë.
 
Nësë marrëveshja është reale, trupat turke mund të gjejnë veten duke u përballur jo vetëm me luftëtarët kurdë në Afrin, por edhe me ushtrinë siriane./Ora News