Botë
Masakra në shkollën e mesme, Trumpi qorton FBI-nëon të mbijetuarit
19.02.2018 11:01
Presidenti, Donald Trump, ka qortuar FBI-në për faktin se, sipas tij, ajo nuk i mori parasysh informacionet paralajmëruese përpara masakrës në një shkollë të mesme të Floridës...

TrumpI ka thënë se agjencia “po shpenzonte shumë kohë duke u munduar të vërtetojë ndërhyrjen ruse” në fushatën e tij. “Nuk ka asnjë ndërhyrje. Merruni me gjërat thelbësore dhe na bëni krenarë”,- shtoi presidenti amerikan.
Ndërsa guvernatori i Floridas, Rick Scott, tha se kreu i Byrosë Federale të Hetimeve duhet të japë dorëheqjen, ndërsa prokurori i përgjithshëm, Jeff Sessions, urdhëroi një rishqyrtim, duke kritikuar dështimet e FBI-së. Edhe disa prej të afërmve të 17 personave të vrarë të mërkurën në Shkollën e Mesme “Marjory Stoneman Douglas” në Parkland, ngritën zërin ndaj mosveprimit të Agjencisë kryesore federale të zbatimit të ligjit.
FBI-ja pranoi se nuk kishte adresuar informacione shqetësuese lidhur me vrasësin 19-vjeçar. Në 5 janar, një person i afërt me të dyshuarin kontaktoi Byronë Federale për të denoncuar sjelljen e rrezikshme të ish-studentit, dëshirën e tij për të vrarë njerëz, postimet shqetësuese në rrjetet sociale dhe faktin se ai zotëronte një armë.
