Maqedoni
“27 prilli”, Sela dëshmon për ngjarjet në Kuvend
19.02.2018 12:00
Seancë e re gjyqësore po mbahet në Gjykatën Penale për sulmin ndaj kreut të Aleancës për Shqiptarët...

Seancë e re gjyqësore po mbahet në Gjykatën Penale për sulmin ndaj kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Selës, për tentim-vrasjen e tij në dhunën e Kuvendit më 27 prill të vitit të kaluar.
Në seancë, Sela pritet të dëshmojë për tentativën e vrasjes që është kryer kundër tij. Në seancën paraprake, avokati i Ziadin Selës, Abedin Abduli, kërkoi dëmshpërblim për klientin e tij në vlerë prej 30 milion denarësh. Fondet pretendojnë se dëmet janë për shpenzimet materiale të mjekimit të Selës, si dhe për dhimbjen e vazhdueshme fizike, shkeljen e integritetit personal dhe për frikën e shkaktuar.
