Botë
Indonezi, erupton vullkani “Sinabung”
19.02.2018 12:33
Vullkani “Sinabung” në ishullin indonezian, Sumatra, ka hedhur hi dhe avull të nxehtë mbi 5.000 metra në atmosferë...

Ky vullkan është një ndër tre vullkanet në vend të cilat për momentin janë në proces të eruptimit. Për katër shekuj ai ishte “vullkan i fjetur” para se të eruptojë në vitin 2010, me ç’rast jetën e humbën dy persona.
Katër vite më vonë në një eruptim të ri jetën e humbën 16 persona, përderisa para dy viteve jetën e humbën shtatë persona. Për shkak të eruptimit të tanishëm të vullkanit, është dhënë “kodi i kuq” i alarmit për aerokompanitë. Kjo do të thotë se rreziqet janë të larta.
Në vitet e fundit, për shkak të eruptimeve të shpeshtuara të vullkanit, rreth 30.000 njerëz në rajon i kanë braktisur shtëpitë e tyre.
