Maqedoni

Rastet “Tifani" dhe "Treqind" në seancë

19.02.2018 13:02

Në Gjykatën Penale për sot është caktuar gjykimi për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike "Tifani" "Treqind" dhe "Dhuna në komunën Qendër"...

Në lëndën "Tifani" për evazion tatimor është akuzuar gazetarja, Ivona Talevska. Rasti "Tifani" i referohet një vepre penale e cila ka zgjatur nga viti 2008 deri në vitin 2014, me ç'rast Taleska si menaxhere e "Smart DOOEL" dhe "Smart grup DOOEL - Shkup" për tatimet 2008 - 2014 i është shmangur pagimit të taksave, ndërsa në llogaritë përfundimtare ka paraqitur të dhëna të rrejshme, duke shmangur kështu pagesën e 2.314.463 denarëve apo 37.634 eurove përmes kompanive dhe 1.040.840 denarëve apo 16.924 eurove të tatim personal.
 
Në bankën e të akuzuarve sot përsëri do të ulet dhe ish-ndihmësministri i Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski, i cili është i akuzuar për rastin "Treqind". Sipas aktakuzës, Popovski akuzohet për furnizim të paligjshëm të 300 veturave për nevojat e MPB-së, gjegjësisht për dëmtim të buxhetit të shtetit për 453.570 euro. 
 
Në bankën e të akuzuarve sot do të ulet edhe ish-ndihmësministri i Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski, i cili është i akuzuar për rastin "Treqind". 
 
Sipas aktakuzës, Popovski akuzohet për furnizim të paligjshme të 300 veturave për nevojat e MPB-së, gjegjësisht për dëmtim të buxhetit të shtetit për 453.570 euro.