Rritet qarkullimi në industri
Në pesë muajt e parë të këtij viti, në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar qarkullimi në industri shënon rritje prej 9,9 për qind…..

Të dhënat e Entit shtetëror për statistikë tregojnë se qarkullimi në industri në maj të këtij viti në krahasim me vitin e kaluar është rritur për 9,5 për qind. Në pesë muajt e parë të këtij viti, në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar qarkullimi në industri shënon rritje prej 9,9 për qind.
Në muajin maj në krahasim me muajin prill të këtij viti evidentoi rritje të qarkullimit në industri për 0,9 për qind.
Në tregun vendor qarkullimi në industri në muajin maj të këtij viti në krahasim me muajin maj vitin e kaluar shënon rritje për 3,6 për qind, ndërsa në tregjet e huaja prej 11,8 për qind.
Parë në sektore, qarkullimi në industri në sektorin e xehetarisë dhe nxjerrjen e gurëve në maj të këtij viti në krahasim me muajin maj vitin e kaluar shënon rënie prej 28,4 për qind, ndërsa në industrinë përpunuese rritje prej 12 për qind.
Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi shënon rritje te prodhimet kapitale për 32,9 për qind dhe produktet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 7,3 për qind, ndërsa ulje te energjia për 97,5 për qind, produktet intermediare, përveç te energjia për 3,5 për qind dhe produktet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 0,1 për qind.
