Botë
I jep tjetër goditje mafias kalabreze Ndrangheta, 27 të arrestuar
19.02.2018 14:01
Antimafia italiane në bashkëpunim me Policinë financiare të rajonit të Toskanës dhe Rexhio Kalabrias....

Antimafia italiane në bashkëpunim me Policinë financiare të rajonit të Toskanës dhe Rexhio Kalabrias ka eksekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një mega-operacion kundër mafias kalabreze Ndrangheta.
27 persona janë ndaluar me akuzën e pjesëmarrjes në organizim mafioz, riciklim parash, ushtrim abuziv i aktivitetit financiar, mashrim fiskal, falsifikim etj.
Gjithashtu janë sekuestruar 51 shoqëri sipërmarrje e asete në vlerë 100 milionë euro.
Mega-operacioni antimafia është shtrirë në dy rajone të Italisë i koduar "Vello e artë" në Toskana e "Martingala" në Rexhio Kalabria.
Nga 27 personat e ndaluar, për 11 prej tyre është lëshuar urdhëri i arrestimit me burg ndërsa ndaj 3 personave urdhëri i arrestit shtëpiak.
Gjatë mesditës Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias e Antiterrorizmit Italian, Federico Calfiero De Raho, së bashku me Prokurorët e Antimafias së Toskanës dhe Kalabrias do të zbardhin detajet e këtij mega-operacioni në një komunikim me mediat./Ora News
