Ganiu, mjetet financiare për veturë i dedikon për bamirësi
Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, dhe ekipi i tij kanë vendosur që mjetet për furnizimin e veturës....

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, dhe ekipi i tij kanë vendosur që mjetet për furnizimin e veturës për nevojat e kryetarit të komunës të dedikohen për bamirësi. "Sot thirra në mbledhje ekipin tim për të diskutuar në lidhje me largimin e pikës 30 nga rendi i ditës i mbledhjes së Këshillit të komunës, që do të mbahet nesër e që ka të bëjë me kërkesën deri te Këshilli Komunal për furnizim me automjet udhëtimi për nevojat e kryetarit të komunës së Çairit. Pas konsultimit me ekipin tim mora vendim që mjetet për furnizim me automjet udhëtimi për nevojat e kryetarit të komunës të alokohen për: trajtimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, ndërtimin e këndeve me lojëra për fëmijë si dhe mirëmbajtjen e tyre, dhe për mbështetjen e organizatave humanitare",- ka bërë të ditur kryetari i Çairit, Ganiu. Ai ka bërë të ditur se për realizimin e obligimeve të përditshme të punës do të vazhdojë ta shfrytëzojë veturën e tij personale.
