TENIS

Deari eliminohet në singël dhe në dyshe

16.07.2014 15:05

Shëndrit Deari ka humbur me 0-2 në sete, (4:6, 4:6) nga Romen Arneodo nga Monako dhe nuk arriti në tentimin e tij që ta kalojë xhiron e parë të turneut Fjuçërs të ITF (International Tennis Federation), i cili është duke u mbajtur në Bllagoevgrad të Bullgarisë.

Nga një brejk në të dyja setet, mjaftoi që meçi të përfundon në favor të tenistit nga Monako. Ndryshe, tenisti nga Gostivari, garoi edhe në dyshe bashkë me Stefan Micov, kundër dyshes greko-ruse, Jakupoviq – Zhurbin dhe humbën me 0-2 në sete, (4-6 dhe 1-6).

Ndryshe, kjo ishte paraqitja e dytë e Dearit në Bullgari. Kujtojmë, në turneun e parë, ai u eliminua në xhiron e dytë. Ndryshe, Deari sot është rikthyer nga Bullgaria, ndërsa do të vazhdojë përgatitjet e tij, për turneun e radhës, i cili më 26 korrik, do të mbahet në Serbi.