Botë
Lavrov: Rusia kundër zgjerimit të NATO-s në Ballkan
19.02.2018 20:19
Rusia vazhdon të kundërshtojë zgjerimin e NATO-s në Ballkan. Shefi i Diplomacisë ruse, Sergej Lavrov...

Rusia vazhdon të kundërshtojë zgjerimin e NATO-s në Ballkan. Shefi i Diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, thotë se ekziston "marrëveshje xhentile" nga vitet e 90-ta mes Rusisë dhe ShBA-së dhe aleatëve perëndimore, me të cilën NATO-ja premtoi se nuk do të zgjerohet në lindje drejt kufijve të Rusisë, por sipas Lavrovit ajo "është shkelur" me tre zgjerimet e NATO-s.
Tani në këtë lojë duan ta fusin edhe Ballkanin, deklaroi Lavrovi, sipas të cilit zgjerimi i NATO-s është gabim.
Në pyetjen konkretisht për atë se si e vlerëson mundësinë e integrimit të Maqedonisë në NATO, Lavrovi deklaroi se Moska nuk bën dallime në këtë drejtim.
"Ne flasim për atë që e shikojmë dhe mendojmë dhe jemi të gatshëm t'i shqyrtojmë të gjitha vendet. Mendoj se pranimi i Malit të Zi ka qenë tërësisht artificial dhe i panevojshëm. I kemi kushtuar vëmendje, se metoda e këtillë që është dëshmimi i vullnetit të popullit në formë të referendumit, bëhet gjithnjë e më pak i famshëm gjatë marrjes së vendimeve të këtilla, mjaft vendimtare",- theksoi kryediplomati rus në intervistën e sotme për Agjencinë serbe të lajmeve "Beta".
Sipas Lavrovit, Rusia rolin e saj në Ballkan e shikon si "konstruktiv" dhe kurrë nuk ka sjellë "konfrontim" në Ballkan.
Lavrov më 21 dhe 22 shkurt do të qëndrojë në Ballkan, i cili do t'i vizitojë Slloveninë dhe Serbinë.
SEVDIE OMEROVIQ
