Maqedoni

Janë hequr ndalesat për kamionë, mjegull dhe reshje të dobëta të borës në disa pjesë të rrugëve

20.02.2018 09:37

Janë hequr ndalesat për automjete të rënda ngarkuese që ishin vendosur në drejtimet rrugore Gostivar - Kërçovë....

Janë hequr ndalesat për automjete të rënda ngarkuese që ishin vendosur në drejtimet rrugore Gostivar - Kërçovë përmes grykës malore Strazhë dhe në drejtimin rrugor Mavrovë - Dibër.
 
Për shkak të mjegullës sot në mëngjes ka dukshmëri të zvogëluar prej 50 deri 60 metra në rrugën Tetovë - Kodër e Diellit, deri 50 metra në rrugën Dellçevë - vendkalimi kufitar Dellçevë dhe deri 100 metra në Krushevë.
 
Lidhja AutoMoto e Maqedonisë sot në mëngjes kumtoi se reshje të dobëta të borës ka në Mavrovë dhe në Strazhë, ndërsa në Gostivar reshjet janë të borës dhe shiut.
 
Në rrugët e tjera të vendi9t komunikacioni po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, prëderisa në viset më të larta malore në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit, pas intervenimit të ekipeve nga "Rrugët e Maqedonisë" ka mbetje të borës, por kjo nuk është pengesë për komunikacionin./Mia