Alegri në krye të Juves. Felipe Luis në Chelsea, Navas në Real
Masimiliano Alegri do të jetë trajneri i ri i Juventusit, Skuadra Londineze ka arritur marrëveshje për ta transferuar mbrojtësin e Atletico Madridit, Felipe Luis, derisa Real Madridi ka goditur në merkato duke e blerë portierin e Levantes, Keylor Navas……..

Ish-trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri do të jetë trajneri i ri i Juventusit. Klubi bardhezi ka vendosur tashmë për të emëruar në kry e të skuadrës Alegrin, pas dorëheqjes së papritur të Antonio Kontes një ditë më parë. Marrëveshja parashikon që tekniku italian të ketë një kontratë 2- vjeçare. E gjithë kjo vjen pasi Konte që e ka udhëhequr me sukses“Zonjën e vjetër” për tri vite rresht, duke fituar tre sezone radhazi në Serinë A, të martën vendosi të japë dorëheqje, pasi nuk gjeti gjuhën e përbashkët me krerët e klubit për rinovimin e kontratës.
Klubi i Chelseat nuk ka të ndalur. Skuadra Londineze ka arritur marrëveshje për ta transferuar mbrojtësin e Atletico Madridit, Felipe Luis. Braziliani 28-vjeçar ishte dëbuar nga qendra stërvitore e madrilenëve, pasi që kishte refuzuar të trajnojë me ekipin për shkak të dëshirës së madhe për tu transferuar tek Chelsea. "Klubi i Chelseat konfirmon që kemi arritur marrëveshje me Atletico Madridin për transferimin e Felipe Luis. Ky vendim është marrur pasi që lojtari në fjalë ka rënë dakord me kushtet personale", ka shkruar klubi Londinez në faqen zyrtare.
Ndërkohë, Real Madridi ka goditur në merkato duke e blerë portierin e Levantes, Keylor Navas, për 10 milionë euro, kjo ishte shuma e klauzolës së portierit në kontratën e tij. Sipas MARCA, pas këtij transferimi portieri i madrilenëve, Diego Lopez do të largohet nga Reali, ndërsa ekipet që interesohen për të janë Napoli dhe Monaco. Ndryshe, Keylor Navas shkëlqeu me kombëtaren e tij Costa Rica në Kupën e Botës 2014 që u mbajtë në Brazil.
