NP "Rrugët e Maqedonisë", hiqen tabelat me emrin Aleksandri i Madh
Ndërmarrja "Rrugët e Maqedonisë" i hoqi tabelat e komunikacionit me emrin e deritanishëm të autostradës "Aleksandri i Madh"....

Ndërmarrja "Rrugët e Maqedonisë" i hoqi tabelat e komunikacionit me emrin e deritanishëm të autostradës "Aleksandri i Madh" në Korridorin 10, pasi me vendim të Qeverisë të njëjtat do të mbajnë emrin "Miqësia".
Nga ndërmarrja publike për rrugë shtetërore informojnë se veç më i kanë porositur 19 tabelat e komunikacionit me emrin e ri. Me vendimin e Qeverisë, emër të ri mori edhe aeroporti i Shkupit.
"Sipas instruksioneve do të rrjedhë edhe procedura për ndryshim të shenjës me emrin e aeroportit, që është aktivitet i cili do të kërkojë realizimin e procedurave teknike adekuate, para se të ndodhë vetë faktori i ndryshimit",- kanë informuar nga koncesioneri i aeroporteve të Maqedonisë TAV.
Vendimi për riemërimin e autostradës dhe të aeroportit hyri në fuqi më 14 shkurt kur u publikua në "Gazetën zyrtare".
Ndryshimi i emrave të autostradës dhe aeroportit është në shenjë të vullnetit të mirë dhe përmirësimit të marrëdhënieve me Greqinë, tha kryeministri, Zoran Zaev, pas takimit në Davos me homologun e tij grek, Aleksis Cipras.
