Mediat greke: Zaevi zbuloi se për identitetin nuk negociohet
Optimizmi i kryeministrit të Maqedonisë për zgjidhjen e emrit deri në korrik....

Optimizmi i kryeministrit të Maqedonisë për zgjidhjen e emrit deri në korrik dhe deklarata se identiteti nuk është një prej shtatë pikave për të cilat negociohet, nuk mbetën pa u analizuar nga mediat greke.
"Bombë nga Zaevi" edhe "Zaevi zbuloi se për identitetin nuk negociohet", janë komentet kryesore në tekstet e gazetarëve në Greqi, pas intervistës së kryeministrit Zaev për radion austriake ORF.
"Nëse Greqia vërtet nuk e ngre çështjen me shtetësinë, atëherë me siguri negociatat kanë ecur para më shumë se sa vlerësohej dhe kanë për qëllim gjetjen e emrit të pranueshëm për të dyja palët. Në skenarët që dëgjohen është përcaktim gjeografik, me siguri 'Maqedonia e Epërme'",- shkruan "Ta nea". Portali informativ "Njuzpost" komenton se edhe krahas optimizmit nga Zaevi për zgjidhje deri në korrik, megjithatë, nga takimet e Nikos Koxiasit dhe Nikolla Dimitrovit ende nuk ka dalë tymi i bardhë.
"Shkurtesat dhe akronimet lidhen me çështjen për Kushtetutën, ndërkaq çështja për përdorim tregtar duket se është një prej atyre çështjeve që janë zgjidhur",- shkruan portali informativ "Njuzpost”. Gazetarët grekë, në tekstet e tyre, posaçërisht i theksojnë takimet e presidentit, Gjorge Ivanov, në Ankara dhe të kryeministrit, Zoran Zaev, në Berlin.
Edicioni online i gazetës "Proto tema" komenton se me takimin e paralajmëruar për nesër mes kancelares Merkel dhe kryeministrin Zaev, tashmë nuk ekziston dyshim se Berlini është pjesë nga lojtarët e fuqishëm perëndimorë të cilët jo vetëm që dëshirojnë zgjidhje, por edhe bëjnë presion në këtë drejtim.
