Siri, sulm ndaj civilëve, 71 të vdekur, qeveria demanton
71 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit nga sulmet e qeverisë siriane dhe aleatëve të saj në Ghoutën Lindore...

71 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit nga sulmet e qeverisë siriane dhe aleatëve të saj në Ghoutën Lindore, njoftojnë Vëzhguesit Sirianë për të Drejtat e Njeriut. Sulmet ajrore, sulmet me raketa dhe artileri në pjesën e rrethuar në periferi të Damaskut kanë lënë edhe 325 të plagosur, njoftojnë nga e njëjta organizatë.
Ende nuk ka pasur ndonjë koment nga ushtria siriane. Qeveria e Damaskut ka thënë se ka pasur cak vetëm militantët. Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se afro 400,000 persona jetojnë në Ghoutën Lindore, e cila gjendet nën rrethim qeveritar nga viti 2013. Vëzhguesi Sirian me bazë në Britani ka thënë se përshkallëzimi i fundit i situatës në këtë zonë ka nisur të dielën.
