Ankara, urdhër-arreste për 170 njerëz

20.02.2018 13:45

Autoritetet turke lëshuan urdhër-arreste për 170 njerëz....

Autoritetet turke lëshuan urdhër-arreste për 170 njerëz, nën dyshimet se kanë lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për orkestrimin e përpjekjes për grushtshtet në vitin 2016.

Agjencia e lajmeve “Anadolu” raporton se në shënjestër për arrestim janë ushtarakë të pensionuar apo në shërbim dhe se 22 prej tyre janë burgosur mëngjesin e sotëm. Në 19 muajt pas përpjekjes për puç, Turqia ka burgosur mbi 50,000 njerëz, ndërsa ka pezulluar ose pushuar nga puna rreth 150,000 të tjerë.

Qeveria turke i hedh poshtë shqetësimet e grupeve të të drejtave të njeriut, duke thënë se vetëm një spastrim i tillë mund të neutralizojë kërcënimin që paraqet rrjeti i Gulenit për sigurinë e Turqisë.