Ahmeti takon ambasadorin e Holandës, Plomp

20.02.2018 13:58

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti...

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,  Ali Ahmeti është takuar me Ambasadorin e Holandës në Maqedoni ,  Vauter Plomp, me të cilin

diskutuan për zhvillimet politike, kontestin e emrit, ligjin për gjuhët si dhe për integrimin EuroAtlantik.

Ahmeti elaboroi qëndrimet e BDI-së rreth negociatave për çështjen e emrit me Greqinë, të ndërmjetësuar nga Metju  Nimic. BDI inkurajon zgjidhje të shpejtë të këtij problemi të stërzgjatur dhe mbështet plotësisht dialogun e drejtpërdrejt drejt zgjidhjes.

Ahmeti përsëriti qëndrimin për Ligjin për Gjuhët duke theksuar që miratimi përfundimtar është çështje ditësh dhe që të gjithë duhet të japin kontribut në rrumbullakësimin e suksesshsëm të pjesës normative të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit.

Bashkëbiseduesit gjithashtu shkëmbyen opinione rreth punës së Kuvendit dhe Ekzekutivit, me ç'rast, Lideri i BDIsë Ahmeti theksoi pritjet e tija më të mëdha në adresim të sfidave të përditshme, theksohet në kumtesën e shërbimit për informim të BDI-së.