Rabotniçki dhe Skënderbeu, pa gola në ndeshjet e para eliminatore në LKE
Rabotniçki, në ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator në Ligën e Kampionëve evropian në futboll, në teren nikoqir, luajti pa gola, kundër kampionit finlandez, Helsinki, derisa Skënderbeu, luajti pa gola si mysafir kundër favoritit nga Bjellorusia, Bate Borisov………

Kampioni i Maqedonisë në futboll, Rabotniçki, në ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator në Ligën e Kampionëve evropian në futboll, në teren nikoqir, luajti pa gola, kundër kampionit finlandez, Helsinki.
Ngjashëm si “romantikët”, edhe kampioni i Shqipërisë, Skënderbeu, luajti pa gola, por për dallim nga ekipi shkupjan, skuadra korçare, arriti rezultat pozitiv, si mysafir kundër favoritit nga Bjellorusia, Bate Borisov.
Nga ndeshjet tjera, veqojmë edhe sfidën mes kampionit boshnjak Zrinjski dhe atij slloven Mariborit, sfidë kjo që njëashtu u mbyll pa gola dhe fitues. Për sllovenët, në këtë sfidë, deri më minutën 81`të luajti edhe futbollisti ynë, Agim Ibraimi.
Sparta e Pragës korri fitoren më të thellë në ndeshjet e djeshme, duke mposhtur me 7-0 estonezët e Levadias. Partizani i Beogradit me 3-0 mundi Hb Torshaun nga Ishujt Faroe, Dinamo Zagrebi me 2-0 mposhti Zhallgirisin lituanez, ndërsa Sëlltiku, në cilësinë e mysafirit, me 1-0 minimalisht triumfoj kundër Rejkavikut islandez. (Mustafa Ademi, TVM2)
