Formohet Klubi i konsulentëve dhe ekspertëve. Maqedonia ofron ekspertët më të mirë, për botën
Maqedonia për herë të parë në mënyrë të organizuar do të eksportojë shkathtësitë e ekspertëve nga fusha e energjetikës....

Maqedonia për herë të parë në mënyrë të organizuar do të eksportojë shkathtësitë e ekspertëve nga fusha e energjetikës, infrastrukturës dhe industrisë. Klubi i Konsulentëve dhe Ekspertëve do të funksionojë në kuadër të Odës Ekonomike e cila ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me shtëpinë konsulente zvicerane "Af Konsalt" që të mund ekspertët nga Maqedonia të punojnë në tregjet e huaja.
“Me nënshkrimin e memorandumit eksportojmë për herë të parë dije nga Maqedonia në mënyrë të organizuar. Kjo na ka munguar dhe është mirë që në këtë moment kemi mbështetje për ta bërë nga AF Konsalt, një nga shtëpitë më të fuqishme. Do të punojmë sa më saktë që të jetë e mundur, qartë dhe në mënyrë të programuar, që të bëhet realitet dhe ju të merrni në shans që përmes Odës Ekonomike ta eksportojmë dijen tuaj jashtë vendit dhe të përfitojmë të gjithë nga kjo”,- tha kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski.
Zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike, Koço Angjushev, tha se Maqedoninë kjo ngjarje duhet ta zhvillojë si një vend që do të njihet gjithnjë e më shumë në sferën e industrisë dhe teknologjive të larta dhe më pak në sferën e industrisë dhe prodhimtarisë.
“Është e nevojshme, sa më shumë që të jetë e mundur, të integrojmë punën intelektuale në produktet tona ose puna jonë intelektuale të vlerësohet kudo në botë. Maqedonia për një kohë të gjatë ishte e njohur si një vend bujqësor nga i cili eksportohen vera dhe ushqimi dhe shumë pak produkte industriale me cilësi të lartë. Për të ndryshuar gjendja, është e nevojshme të prodhohen produkte të cilat janë teknologjikisht të zhvilluara”,- u shpreh zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike, Koco Angjushev.
Nënkryetari i AF Konsalt, Robert Host, tha se në Maqedoni ka shumë fuqi punëtore me përvojë dhe profesionale, sidomos në inxhinieri, dhe shtoi se fillimi i funksionimit të klubit është hap i madh për vendin.
Ai theksoi se është një ndër shtëpitë udhëheqëse konsulente në botë me rreth 10.000 inxhinierë të punësuar në 25 përfaqësi në mbarë botën dhe se momentalisht realizojnë më shumë se 1.500 projekte në 75 shtete në fushën e energjisë, burimeve ripërtëritëse dhe energjisë bërthamore. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
