Maqedoni
Sitel-3 nuk e paguan kompensimin, AShAAV ia merr lejen e transmetimit
20.02.2018 19:12
Këshilli i Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuele njëzëri vendosi që t’ia marrë lejen për transmetim të programit televizionit Sitel-3...

Këshilli i Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuele njëzëri vendosi që t’ia marrë lejen për transmetim të programit televizionit Sitel-3, ndërkaq ndërpreu procedurën për gjashtë transmetues të tjerë.
Vendimi për marrjen e lejes televizionit Sitel-3 vjen si pasojë e mosshlyerjes së detyrimit ligjor të kompensimit për transmetim televiziv nga pronari i këtij mediumi, tha kryetari i Këshillit të Agjencisë, Llazo Petrushevski.
“Pronari ka vendosur që të mos punojë dhe nuk kemi zgjidhje tjetër përveç se t’ia marrim lejen. Në rast se ndryshon mendjen, do të duhet që procesin ta ndjekë nëpërmjet gjyqit. Ne sipas ligjit jemi të detyruar që t’ia marrim lejen. Kush është që t’i merret leja televizionit Sitel-3? Konstatoj se njëzëri nga të pranishmit i është marrë leja televizionit Sitel-3. Të informohen operatorët kabllovikë dhe vetë transmetuesi se nuk ka më të drejtë të emetojë program”,- tha kryetari i Këshillit të ASHAAV-it, Llazo Petrushevski.
Ndryshe, Agjencia e ndërpreu procedurën e marrjes së lejes për emetim pasi e kanë shlyer borxhin e tyre në afat të caktuar ligjor televizioni “Nisa”, Radion “Skyplus” nga Berova, Radion Red-FM” nga Tetova, televizioni “Spektri” nga Labunishti, televizioni “Zdravkin” nga Velesi dhe Radioja “Maqedonia e lirë” nga Shkupi.
NAIM RAMADANI
