Shëndet
Të mirat e ananasit
16.07.2014 15:46
Veç që është një frutë e shijshme e stinës së verës, ananasi shërben edhe për një varg dobish shëndetësore.
Ananasi është i pasur me shumë vitamina, në veçanti me vitaminat A, C, E dhe K. Ai është një burim edhe i mineraleve kalium e kalcium, ndërsa përmban edhe shumë anti-oksidues, përfshirë karotenin.
Të gjitha këto përbërës ndihmojnë në forcimin e sistemit imun dhe parandalimin e ftohjen. Ato ju ndihmojnë të keni eshtra dhe muskuj të fortë, të keni sy të shëndetshëm, dhe po ashtu rregullojnë tretjen.
Duke qenë i pasur me anti-oksidues, ananasi ndihmon në luftimin e radikaleve të lira në trup, të cilat janë përgjegjëse për një varg problemesh, që nga ato të zemrës deri te kanceret e ndryshme.