Teknologji
Xiaomi vazhdon me shitje rekorde
16.07.2014 15:57
Prodhuesi kinez i telefonave, “Xiaomi”, po dëshmon se shpejt do të zë pjesë të rëndësishme të tregut global me telefonat e vet...

Prodhuesi kinez i telefonave, “Xiaomi”, po dëshmon se shpejt do të zë pjesë të rëndësishme të tregut global me telefonat e vet.
“Xiaomi” sot gjatë ditës ka lansuar tre telefona të rinj në Indi dhe në disa shtete aziatike: modelin Mi 3, të cilit i ka ulur çmimin dhe është në shitje për 232 dollarë, atë Redmi 1S dhe Redmi Note. Me të lansuar, suksesi i këtij të fundit ishte i pashmangshëm.
Në Singapor, “Xiaomi” ka shitur 5 mijë Redmi Note në vetëm 75 sekonda. Ndoshta nuk ju duket numër i madh, por 5 mijëshi në Singapor do të thotë se 0.1 për qind e popullatës së atjeshme e kanë blerë këtë telefon për vetëm 1 minutë.
“Xiaomi” i ka vënë çmimin prej 166 dollarëve këtij fableti që është 5.5 inç me procesor octa-core 1.7GHz.
Ka hapësirë të brendshme 8 GB me mundësi të shtimit përmes microSD kartelave. Kamera e tij e prapme është 13 megapikselë për dallim nga ajo e përparmja që është 5 megapikselë.