Botë

Berlin, Zaevi takon Merkelin

21.02.2018 12:41

Kryeministri, Zoran Zaev, sot në Berlin do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel...

Gjatë takimit, Zaevi dhe Merkeli pritet të diskutojnë edhe rreth zgjidhjes së çështjes së emrit. Takimi është në suaza të vizitës zyrtare të delegacionit qeveritar të udhëhequr nga Zaevi në Gjermani. Pas takimit, ashtu siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, kancelarja Merkel dhe kryeministri Zaev do të kenë konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë vizitës në Berlin, Zaevi është parashikuar të takohet edhe me presidentin e Gjermanisë, Frank Ualter Shtajnmajer. Zaevi do të mbajë edhe fjalim në zyrën qendrore të Fondacionit “Fridrih Ebert”.

Takimi i parë bilateral i tij me kancelaren gjermane Merkel u mbajt në Trieste, në korrik të vitit të kaluar, në margjinat e Samitit “BE-Ballkani Perëndimor”. Merkeli atëherë shprehu përkrahje për Qeverinë e re të Maqedonisë për reformat thelbësore dhe për përcaktimin e integrimit të Republikës së Maqedonisë në BE.