Maqedoni

Koxijasi e ka informuar Ciprasin për zhvillimin e negociatave për emrin

21.02.2018 12:58

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Koxijas, e ka njoftuar kryeministrin grek, Aleksis Cipras, për ngjarjet e fundit në negociata e emrit...

Koxijasi, sipas mediave greke, mbrëmë e ka vizituar pallatin e kryeministrit dhe në takim tet-a-tet  e ka informuar Ciprasin për kontaktet dhe bisedat që i ka pasur në ditët e fundit lidhur me kontestin e emrit. 

Në takimin, i cili nuk u paralajmërua paraprakisht, korrespondenti i MIA-s nga Athina njofton se kumtesë zyrtare, por edhe hollësi shtesë nuk ka as nga MPJ-ja greke, e as nga kabineti i kryeministrit grek.

Siç publikoi dje MIA, Aleksis Ciprasi realizoi bisedë në telefon me Angela Merkelin, ndërsa mes tjerash kanë biseduar edhe për çështjen e emrit, por janë dakorduar të takohen sot në Bruksel në takimin joformal të liderëve të BE-së.