Maqedoni

“BE për ty”, Zhbogar në Dibër, tre projekte të financuara nga BE

21.02.2018 13:53

Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar, sot ka vizituar komunën e Dibrës në kuadër të fushatës “BE për ty...

Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar, sot ka vizituar komunën e Dibrës në kuadër të fushatës “BE për ty”, për të parë nga afër projektet e financuara në këtë komunë. Janë disa projekte të tilla që përfshijnë Qendrën për Punës Sociale, rrugën e sapondërtuar deri në Banjishte dhe shtegun për këmbësorë përgjatë liqenit të Dibrës. 
 
Dibra është një prej 18 komunave në mbarë vendin të cilat marrin mjete nga BE-ja për adaptim dhe modernizim të qendrave për punë sociale. Qëllimi kryesor i këtij projekti ishte të përmirësohen kushtet e punës dhe cilësia e shërbimeve për qytetarët.
 
ATLI DEMA