Botë
Tornado në ShBA, tre të lënduar, aksidente të shumta në Teksas
21.02.2018 14:37
Një tornado ka goditur Teksasin, teksa autoritetet u druhen përmbytjeve në Sauth Lake Siti....

Tornado dëmtoi shumë shtëpi duke shkaktuar edhe lëndimin e tre personave. Bora dhe ngrica kanë ngrirë tokën dhe asfaltin, duke shkaktuar edhe shumë aksidente. Shkollat dhe shumë institucione janë mbyllur. Në Indiana banorët janë detyruar të evakuohen sepse dhe shtëpitë dhe pronat janë dëmtuar ndjeshëm.
“Nuk e prisnim në këtë magnitudë, por toka është e ngrirë kështu që s'ka absolutisht asnjë absorbim. Shiu godet tokën dhe uji thjesht rrjedh, pasi toka nuk e absorbon”,- u shpreh drejtori i Shërbimit të emergjencës, John Antonucci.
“Unë këtë shtëpi e kam blerë para 9 muajsh, por stuhia ma shkatërroi. Podrumi është plot ujë, është dëmtuar gjithçka brenda. Kam humbur ndoshta rreth 60,000-70,000 dollarë. Nëse vazhdon kështu gjithmonë, sigurisht që do të shqetësohem për sigurinë që më ofron kjo lagje. Mendoj se kam rrezikuar shumë duke blerë shtëpi këtu pa kontrolluar nëse është zonë që përmbytet”,- theksoi banorja, Kiva Ford.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar paralajmërim për përmbytje të mundshme në Illinois, Indiana dhe Michigan, përmbytje ka edhe në Arkansas.
SEVDIE OMEROVIQ
