Maqedoni
Qeveri kaloi Ligjin për shërbime audiovizive, Boshnjakovski: RTM do të ketë 0.7% nga buxheti; Mançevski: depolitizim dhe profesionalizim të RTM-së
21.02.2018 17:34
Radiotelevizioni i Maqedonisë do të pavarësohet financiarisht.

Propozim ligji për shërbime audio dhe audiovizive parasheh buxhet për RTM-në në masën 0.7% nga buxheti i shtetit për vitin e parë. Projekt/ligji kaloi në seancën e fundit të qeverisë dhe është dërguar në procedurë parlamentare.
“Sa i takon reformës, nënkupton departizim të tërësishëm dhe profesionalizim. Këtë e thamë disa herë. Sa i takon financimit, ky ligj mundëson mekanizëm, përkatësisht financimi i RTM-së nga miratimi i këtij ligji do të jetë i drejtpërdrejtë nga buxheti i RM-së. D.m.th. do të ketë pavarësi të plotë financiare”,- tha zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.
Propozim ligji parasheh edhe rregulla të reja për zgjedhjen e organeve drejtuese të RTM-së, siç janë: anëtarët e Këshillit Programor të RTM-së dhe drejtori dhe zëvendësi i tij. Me këto ndryshime pretendohet të bëhet depolitizimi i Servisit Publik dhe profesionalizimi i tij.
“Sa i takon zgjedhjes së Këshillit Programor të RTM-së, ndryshimi është shumë i madh. Fillimisht qasja për kandidimit do të jetë shumë liberale. Çdokush mund të paraqitet. Duhet të ketë tetë vjet përvojë në sferën e mediave dhe mbështetje ose nga universitetet ose nga mediat dhe organizatat mediale. Kushtet janë përshkruar në ligj. Bëhet fjalë për njerëz që duhet të jenë profesionistë dhe të kenë ndonjë mbështetje nga fella për kandidaturën”,- theksoi ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançevski.
Përveç hapjes së mundësisë për kandidim, ndryshe nga tani, opinioni do të mësojë për kandidatët derisa zgjat procedura për zgjedhje, pasi kandidatët për Këshillin Programor do të duhet të prezantohen para Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në Kuvend, në një debat mbikëqyrës, ku do të duhet të paraqesin se çfarë kanë bërë më herët dhe cili është plani i tyre për punë.
Veç kësaj, projektligji parasheh që anëtarët e Këshillit Programor të zgjidhen me dy të tretat e votave.
SHPËTIM NUREDINI
