Botë

Zelandë e Re, cikloni “Gita” iku, autoritetet në aksion pastrimi

21.02.2018 19:47

Autoritetet në Zelandën e re vazhdojnë aksionin e pastrimit të shkatërrimit që la pas cikloni “Gita”...

Në Tabaka Hill ka pasur rrëshqitje masive dheu, që kanë bllokuar rrugët kryesore dhe kjo është pika e nxehtë e ekipeve të pastrimit që nxitojnë të hapin rrugët për t’u ardhur në ndihmë banorëve në Nelson.

Banorëve u është urdhëruar të përdorin ujë të ambalazhuar, pasi uji i çezmave është mbushur me dhe pas ciklonit.

40 turistë u detyruan të kalojnë natën në një bar pas bllokimit të rrugës nga dheu në të dy krahët, një fat i mirë ky për pronarin e lokalit, që asnjëherë më parë nuk kishte pasur kaq shumë shitje brenda një nate.