Maqedoni

Janë hequr ndalesat për kamion në Strazhë dhe Mavrovë

22.02.2018 09:03

Prej sot në mëngjes janë hequr ndalesat për automjete të rënda transportuese në qafat malore....

Prej sot në mëngjes janë hequr ndalesat për automjete të rënda transportuese në qafat malore Strazhë dhe Mavrovë të cilat u vendosën për shkak reshjeve intensive të borës.
 
Në qafën malore Strazhë komunikacioni është normalizuar prej orës 07:15, ndërsa në qafën malore Mavrovë prej orës 07:50.
 
Në rrugët tjera në vend komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të lagështa./Mia