Botë
Trump: të armatosen mësuesit për t’i mbrojtur nxënësit
22.02.2018 10:35
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbështetur nismën e armatosjes së mësuesve nëpër shkolla...

Propozimi erdhi nga të mbijetuarit e sulmit në Florida, të cilët thanë se është e domosdoshme që mësuesit të jenë të armatosur për t’iu përgjigjur sulmeve të tilla ku viktima janë nxënësit dhe vet mësuesit.
Të mbijetuarit e sulmit në Florida, ku humbën jetën 17 persona, iu lutën presidentit që të merren masa për të mos u përsëritur sulmet e tilla.
“Nëse do të kishit pasur një mësues të pajisur me armë zjarri, ai do të mund të ndërhynte dhe t’i jepte shumë shpejt fund sulmit. Nëse mësuesve do t’u jepeshin armë, do të shkonin në trajnime të posaçme dhe ju nuk do të ishit të rrezikuar”,- deklaroi presidenti i ShBA-ve, Donald Trump.
Gjithashtu, Trumpi propozoi edhe armatosjen e zonave pranë shkollave.
Po ashtu zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë theksuan se do të bëhen kontrolle të rrepta mbi shëndetin mendor të armëmbajtësve.
SEVDIE OMEROVIQ
