Maqedoni
Forcat sepciale të armatës së Maqedonisë dhe asaj të Bullgarisë arrtën marrëveshje për përgatitje të përbashkët
22.02.2018 11:05
Në kuadër të Memorandumit për bashkëpunim mes armatave të Maqedonisë dhe Bullgarisë....

Në kuadër të Memorandumit për bashkëpunim mes armatave të Maqedonisë dhe Bullgarisë, dje në shtabin e brigadës së 68-të të forcave speciale bullgare të armatave u mbajt punëtori për planifikim të përgatitjeve të përbashkëta në vitin 2018 të forcave për operacione të posaçme të të dy shteteve.
Siç është publikuar në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes të Bullgarisë, temë kryesore në bisedime ishte mbajtja e përgatitjeve të përbashkëta të forcave speciale të të dy vendeve në maj të këtij viti.
Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të aviacionit ushtarak, Komandës së bashkuar operative dhe policisë ushtarake./Mia
