Maqedoni

Pa rrymë elektrike nesër mbeten pjesë nga Qendra dhe fshati Bardovcë

22.02.2018 12:03

Pa energji elektrike nesër do të mbeten dy rrugë në Komunën Qendër dhe një pjesë e fshatit Bardovcë në Komunën e Karposhit.....

Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizën, duke iu referuar lajmërimit të EVN-së Maqedoni, raportoi se nga ora 11 deri në orën 12 pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e rrugës "Divizioni i 50-të" dhe rruga "Jordan Mijalkov" në Komunën e Qendrës, ndërsa nga ora 11:30 deri në orën 14:30 rruga "1687" në fshatin Bardovcë./Mia