Maqedoni

Hiqet gjatë natës busti i Andon Qoses

22.02.2018 12:20

Përmendorja e Andon Qoses mbrëmë është larguar prej përpara Gjykatës Supreme të Shkupit dhe është dërguar në depot e Fabrikës së Metalit Tito...

Largimi i këtij busti është bërë me urdhër të Qytetit të Shkupit. Përmendorja e Qoses u vendos mbrëmjen mes 6 dhe 7 shtatorit të vitit 2014 si pjesë e projektit “Shkupi 2014” dhe si donacion i Shoqatës për bashkim shpirtëror të stinëve, popadinëve dhe krushoradëve nga Lerini. Bëhet fjalë për personalitet kontrovers historik i cili ka shkaktuar shumë reagime në opinion.
 
Qosja është i njohur si likuidues i VMRO-së. Grupi punues i Ministrisë së Kulturës paraprakisht ka konstatuar një sërë shkeljesh ligjore gjatë vendosjes së këtij busti, në mesin e të cilave ishte edhe Ligji për vendosjen e përkujtimoreve. Prokuroria Speciale Publike ka hapur hetim për bustet të cilat janë vendosur si donacion nga shoqata, e cila ka donuar përmendoren e Qoses.