Botë

Shpërthim në Ambasadën amerikane në Mal të Zi

22.02.2018 12:11

Në orët e para të së enjtes, një person ka sulmuar ambasadën amerikane në Podgoricë me një pajisje shpërthyese...

Qeveria e Malit të Zi tha se një person i panjohur hodhi një mjet shpërthyes mbi ndërtesën e Ambasadës amerikane në Podgoricë, ndërsa më pas hodhi veten në erë, rreth gjysmë ore pas mesnatës.
 
Qeveria malazeze tha se “me gjasë, mjeti shpërthyes ishte granatë dore. Hetimet janë duke u zhvilluar”, por nuk ka dhënë më shumë hollësi. Nuk ka pasur dëme në njerëz e as dëme materiale në Ambasadën amerikane, e cila paralajmëroi shtetasit amerikanë që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin ambasadën deri në një njoftim të radhës.
 
Të gjitha shërbimet konsullore për ditën e enjte janë anuluar. Mali i Zi, një vend i vogël me dalje në det, u bë anëtari i 29 i NATO-s në muajin maj të vitit 2017.