Botë

“Amnesty International” akuza ndaj Trumpit për “politika të urrejtjes”

22.02.2018 15:55

Grupi për të drejtat e njeriut “Amnesty International” akuzon presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump...

Grupi për të drejtat e njeriut “Amnesty International” akuzon presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për “politika të urrejtjes” dhe për “kërcënim për të drejtat e njeriut”. Në raportin e saj vjetor, organizata e vuri Trumpin në të njëjtin grup me udhëheqësit e Egjiptit, Rusisë, Kinës, Filipineve dhe Venezuelës.
 
“Spektri i urrejtjes dhe i frikës tani duket i madh në çështjet botërore. Ne kemi pak qeveri që mbështesin të drejtat e njeriut në këto kohë shqetësuese”,- tha udhëheqësi i “Amnesty International”, Salil Shetty.
 
Në raport, mes tjerash, thuhet se politika e Trumpit për t’iu ndaluar hyrjen në ShBA qytetarëve të disa shteteve me shumicë myslimane ka qenë një “veprim transparent i nxitjes së urrejtjes”. 
 
Në mesin e çështjeve të tjera që nxjerr në dukje raporti i “Amnesty International” janë: fushata e tmerrshme ushtarake e spastrimit etnik kundër myslimanëve Rohingya në Mianmar, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Irak, Sudanin Jugor, Siri dhe Jemen, shtypjet e komunitetit LGBT në Çeçeni dhe Egjipt e të tjera.
 
SEVDIE OMEROVIQ