Maqedoni

Gjykata e Apelit, të akuzuarit e 27 prillit e presin vendimin

22.02.2018 17:32

Gjykata e Apelit ka konfirmuar vendimet e Gjykatës Penale për katër të dyshuarit për dhunën e 27 prillit në parlament vitin e kaluar...

Pas seancës së djeshme, gjykata vendosi të hedh poshtë ankesat e deputetit, Sasho Vasilevskit,  kryeshefit  të MPB-së, Dushko Lazarovit, shefit të sigurimit të ish-kryeparlamentarit, Trajko Veljanovskit, Goran Gjoshevskit, si dhe shefit të njësive speciale, Mitko Peshovit, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim.
 
Gjykata e Apelit duhet t’i shqyrtojë edhe ankesat e deputetëve, Lupço Dimovskit dhe Krsto Mukovskit. 80 ditë për aq sa jam në paraburgim ka zgjatur edhe agonia ime.
 
Më është shkatërruar shëndeti. Kërkoj të më lëshoni të shkoj në shtëpi që të marr veten, deklaroi  sot deputeti, Krsto Mukovski, para Këshillit të Gjykatës së Apelit.
 
Ndërkaq, ish-ministri, Lupço Dimovski, kërkoi që t’i shfuqizohet burgu shtëpiak. Arrestimin në shtëpi dhe konfiskimin e pasaportës Apeli e caktoi edhe  për Jane Centon dhe Ivan Cvetanovskin - i cili ka punuar në kabinetin e kryetarit të Kuvendit. 
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU