Maqedoni
Shkup, hiqet përmendorja e Andon Janev Qoses
22.02.2018 18:07
Para Gjykatës Supreme në Shkup nuk ndodhet më përmendorja e Andon Janev Qoses...

Largimi i këtij busti është bërë me urdhër të Qytetit të Shkupit dhe është dërguar në depot e Fabrikës së Metalit “Tito”.
Komuna Qendër njoftoi se gjatë ekspertizës së inspektorit të autorizuar ndërtimor të komunës është konstatuar se përmendorja nuk është vendosur në mikro lokacionin e miratuar dhe vendimit të dhënë nga ana e Qytetit të Shkupit dhe pas hetimit, shërbimet e tyre kompetente sollën vendim se bëhet fjalë për ndërtim pa leje.
Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, theksoi veprimet e paautorizuara që Qyteti i Shkupit më nuk do t’i tolerojë.
“Qyteti i Shkupit e largoi përmendoren e vendosur në mënyrë të paligjshme “Qoseto” para kompleksit gjyqësor. Gjatë vendimit për kohën e largimit të përmendores Qoseto, Qyteti i Shkupit u nis nga ajo se aty ishte e nevojshme të vendosen tre mjete të rënda të cilat e pengojnë zhvillimin e komunikacionit si dhe e kishim parasysh se fillojnë me punë gjykatat dhe nuk kishte arsye që të shqetësonim punëtorët gjatë ditës. Në Qytetin e Shkupit nuk do të tolerohen më veprimet e paligjshme. Fillon procesi për shqyrtimin e projektit “Shkupi 2014” dhe të gjitha veprimet e paautorizuara të qeverisjes së kaluar do të trajtohen sipas ligjit”,- deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
Në vendin ku ka qenë bazamenti i përmendores së Andon Janev Qosetos, Shilegovi tha se do të mbillet një dru që do t’i kushtohet të drejtave të njeriut, bashkë me një plaketë të graduar me Nenin 10 të deklaratës për të drejtat e njeriut për gjykim të drejtë të OKB-së.
GAZMEND KURTISHI
