Maqedoni

Gostivar, Reka takim pune me Taravarin

22.02.2018 19:12

Në Gostivar ka qëndruar sot ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka...

Në Gostivar ka qëndruar sot ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka, i cili u prit nga kryetari i komunës, Arben Taravari, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunim në disa nivele.

Taravari theksoi se në takim më shumë është biseduar për mundësinë e realizimit të projekteve mes komunave nga Shqipëria dhe Maqedonia, ndërsa para së gjithash për Gostivarin.

Ambasadori Reka i përshëndeti përpjekjet e Vetëqeverisjes Lokale që të sigurohen mjete për projekte përmes bashkëpunimit ndërkombëtar.