Botë

Afganistan, 10 të vrarë në dy sulme

22.02.2018 20:18

Të paktën 10 persona u vranë në dy incidente të ndara në provincat jugore afgane të Ghaznit dhe Zabulit, njoftuan zyrtarët...

Tetë policë lokalë janë vrarë dhe njëri është lënduar, bëri të ditur Arif Nori - një zëdhënës i guvernatorit provincial, - pasi një numër militantësh talebanë sulmuan një pikkontrolli policor në lagjen Deh Jak të provincës Ghazni.
 
Forcat e sigurisë gjithashtu raportuan se ata kanë shkaktuar lëndime të rënda për rebelët, por ata nuk mund të thonë një numër të saktë të të vdekurve apo të të lënduarve.
 
Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, merr përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se militantët kanë arrestuar një oficer policie dhe kanë vrarë nëntë të tjerë. 
 
Ndërkaq, dy civilë u vranë dhe dy u plagosën në një shpërthim bombe pranë rrugës në provincën e Zabulit, tha Gul Islam Sial - një zëdhënës i guvernatorit të provincës. 
 
Më 20 shkurt, të paktën 26 policë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm nga talebanët në postet e policisë në krahinat Farah dhe Helmand.
 
SEVDIE OMEROVIQ