Botë
Aksioni policor në Bruksel nuk është nga "natyra antiterroriste"
22.02.2018 20:48
Policia e Brukselit bëri të ditur se operacioni policor në lagjen Fore...

Policia e Brukselit bëri të ditur se operacioni policor në lagjen Fore, ku ishte bllokuar një ndërtesë, nuk është nga "natyra antiterroriste".
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, bëhet fjalë për një rast kur një burrë nga kombësia polake ka denoncuar vrasje.
Pas denoncimit të marrë, policia nga kujdesi ka vendosur ta sigurojë rajonin.
Paraprakisht, mediat në Bruksel, duke iu referuar përfaqësuesve të autoriteteve lokale, informuan se është e "mundur në ndërtesë të ndodhen një apo disa persona të armatosur". Gjatë aksionit mbi atë pjesë të Brukselit janë vërejtur edhe helikopterë./mia
