Botë
Siri, 403 civilë të vrarë në pesë ditë sulme
23.02.2018 10:22
Pesë ditë bombardime ajrore dhe artileri e rëndë në Ghouta të Sirisë kanë vrarë 403 civilë, mes të cilëve 95 fëmijë...

Kështu bën të ditur Observatori sirian i të Drejtave të Njeriut, pas sulmeve të regjimit ndaj rebelëve në lindje të Damaskut. Të paktën 46 civilë vdiqën vetëm të enjten.
Më 18 shkurt ushtria kishte forcuar pozitat e veta për të nisur një sulm në tokë. Sipas një medie të afërt me regjimin e presidentit, Al Assa, fushata e re e bombardimeve në Ghoutan lindore është “prelud i një sulmi të ri tokësor të forcave pro-qeveritare”.
