Botë
Masakra në Florida, polici nuk ndërhyri
23.02.2018 11:28
Një efektiv policie i caktuar në shkollën e Floridas, ku një person i armatosur vrau 17 persona javën e kaluar...

“Një efektiv policie i caktuar në shkollën e Floridas, ku një person i armatosur vrau 17 persona javën e kaluar, qëndroi jashtë ndërtesës gjatë të shtënave dhe nuk ndërhyri”, ka treguar sherifi lokal.
Efektivi Scot Peterson ka dhënë dorëheqjen pasi u pezullua, ka bërë me dije sherifi i Qarkut Broward, Scott Israel.
“Jam i shkatërruar, ai nuk hyri kurrë brenda”, ka deklaruar Sherifi Scott Izraeli./Top Channel
