Botë

Argjentinë, sekuestrohet sasi e madhe droge

23.02.2018 12:27

Një sasi e madhe droge është bllokuar në Selinë diplomatike ruse në Argjentinë...

Madje, thuhet se ajo ka edhe një vlerë të madhe financiare prej 50 milionë eurosh. Ministria e Sigurisë në Argjentinë thotë se ka goditur një tentativë komploti për të përdorur shërbimin diplomatik të Ambasadës ruse për trafik kokaine në Evropë.

Policia kapi rreth 400 kg drogë nga bagazhet diplomatike në një aneks të Ambasadës pasi u njoftua nga ambasadori rus në dhjetor 2016. Ata pastaj organizuan një operacion goditjeje, duke zëvendësuar drogën me miell dhe duke shtuar pajisje ndjekëse.

Operacioni ka çuar në arrestime në Argjentinë dhe Rusi, thonë zyrtarët. Autoritet kanë arrestuar qytetarin ruso-argjentinas, Alexander Chikalo, i dyshuar me ngarkesën, i cili akuzohet se ka ofruar kontakte për të hyrë në kontrollet doganore. Ministrja argjentinase e Sigurisë tha se kokaina e gjetur në Ambasadën ruse ishte me vlerë prej 50 milionë eurosh. Ajo tha se ishte destinuar për Rusinë dhe ndoshta edhe Gjermaninë.