Botë

Incident në ndeshjen A. Bilbao-Spartak-Moska, përplasje mes tifozëve, humb jetën një polic

23.02.2018 15:00

Takimi i vlefshëm për Europa Leaguen mes Athletic Bilbaos dhe Spartakut të Moskës filloi në një atmosferë shumë të tensionuar....

Rreth dy orë para ndeshjes, në sheshin e qytetit u regjistrua një përplasje shumë e dhunshme mes tifozërive të dy skuadrave dhe për pasojë humbi jetën edhe një polic spanjoll.
 
Mediat raportojnë se polici kishte marrë goditje në kokë, por ndërroi jetë në spital, pas një arresti kardiak. Gjithashtu raportohet se në spital po trajtohen edhe katër persona të tjerë, që kanë plagë të ndryshme nga protesta.