Kolevski, anëtar i ri i Këshillit të Prokurorëve
Aco Kolevski, anëtari i sapoemëruar i Këshillit për Prokurorë Publikë, vlerëson se me përvojën shumëvjeçare mund të kontribuojë për përforcimin e pavarësisë së prokurorëve publikë...

I pyetur se si mendon të përmirësojë imazhin e Këshillit të Prokurorëve, ku zgjidheshin anëtarë të afërt të familjes, Kolevski tha se nuk do t'i komentojë vendimet e mëparshme të Këshillit dhe i cilësoi kolegët si profesionistë.
"Vlerësoj se në Këshill janë zgjedhur anëtarë që janë profesionistë në punën e tyre dhe se nëse duhej diçka të bëhet në aspektin e detyrimeve ligjore ata do ta bënin, në aspekt të përjashtimit ose diçka të ngjashme. Sigurisht kanë ekzistuar kushte ligjore për gjithë këtë, për atë edhe ashtu ka kaluar zgjedhja", tha ai pasi bëri betimin solemn para kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi. Kolevski vjen nga radhët e prokurorëve publikë, ndërsa në Këshillin për Prokurorë Publikë vjen në vendin e Ljubomir Jovevskit, i cili ishte zgjedhur për prokuror publik shtetëror.
