Maqedoni

Skandali në strehimoren “25 maji”, MPPS: padi për 11 të punësuar

23.02.2018 19:18

Pas inspektimeve të jashtëzakonshme nga ana e Inspeksionit Social në kuadër Ministrisë së Punës dhe Politikave Sociale...

Pas inspektimeve të jashtëzakonshme nga ana e Inspeksionit Social në kuadër Ministrisë së Punës dhe Politikave Sociale, kjo e fundit do të dorëzojë padi penale në Prokurorisë Themelore Publike kundër 11 personave përgjegjës në Qendrën për Punë Sociale në Shkup për “punë të papërgjegjshme zyrtare” si dhe kundër personave profesionalë të punësuar në Qendrën, për veprën penale “braktisje të personit të mitur” dhe për “punë të papërgjegjshme zyrtare”.
 
Akuzat kanë të bëjnë me keqtrajtimin e 13-vjeçares në Shtëpinë “25 Maji”.
 
Në komunikatën e dërguar nga kjo ministri thuhet se ky denoncim do të ngrihet kundër të gjithë personave të cilët kanë qenë të obliguar të ndërmarrin veprime zyrtare sipas lëndës së të miturës R. I. në periudhën prej vitit 2012-2017.
 
“Nga ana e inspektorëve janë dorëzuar 12 iniciativa për ngritje të procedurës disiplinore kundër personave profesionalë, në pajtueshmëri me Ligjin për raporte pune. Janë dorëzuar edhe 13 procedura për shkelje nga ana e personave profesionalë në veprimet në këtë rast, në pajtueshmëri me Ligjin për mbrojtje sociale”,- thuhet në këtë komunikatë.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU