Maqedoni
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale: 486 punësime në kopshte në kohë të pacaktuar
23.02.2018 19:47
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale siguroi pajtueshmëri nga Ministria e Financave...

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale siguroi pajtueshmëri nga Ministria e Financave për punësim në kohë të pacaktuar të 226 vendeve të punës në institucionet publike për fëmijë - kopshte të fëmijëve,- për vende pune të lira të përhershme, të cilat janë plotësuar me punësim në kohë të caktuar.
Me këtë hap MPPS e ndërpret gjendjen afatgjate të pasigurisë tek të punësuarit në kopshte, por edhe tek fëmijët dhe prindërit.
Krahas kësaj, në drejtim të përmirësimit të mëtutjeshëm të gjendjes me ekipimin kadrovik në kopshtet e fëmijëve, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale siguroi pajtueshmëri nga Ministria e Financave edhe për 260 punësime të reja në kohë të pacaktuar.
Për këtë qëllim janë siguruar mjete nga Buxheti për vitin 2018 në vlerë prej 70.000.000 denarëve.
Sipas analizave të MPPS-së, shkatërrimi sistematik i sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në dekadën e fundit shkaktoi mungesë të kuadrit në kopshtet prej rreth 2000 personave.
FARIJE DAUTI BAKIJU
