Botë

SHBA-ja në maj do ta hapë Ambasadën e saj në Jerusalem

23.02.2018 20:36

Në maj të këtij pritet SHBA-ja ta hapë Ambasadën e saj në Jerusalem, kumtoi sot një përfaqësues anonim i Administratës amerikane...

Presidenti amerikan Donald Tramp vitin e kaluar në dhjetor publikoi se SHBA-ja e njeh Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit dhe nuk nuk e anuloi hyrjen në fuqi të Ligjit për Ambasadën në Jerusalem.
 
Me këtë Ligj, që e miratoi Kongresi i SHBA-së në vitin 1995, kërkohet nga Administrata amerikane ta zhvendosë Ambasadën amerikane nga Tel-Aviv në "kryeqytetin e Shtetit Izraelit", Jerusalem.
 
Ligji është obligues, por ka klauzolë e cila i mundëson presidentit të SHBA-së ta anulojnë zbatimin e tij për gjysmë viti. Si edhe të gjithë paraardhësit e tij, edhe Trampi e aktivizoi këtë klauzolë vitin e kaluar dhe e anuloi vendimin për zhvendosjen e Ambasadës për gjashtë muaj, por në dhjetor nuk e përsëriti këtë praktikë.
 
Siç lajmëron MIA, vendimi i Trampit ka shkaktuar reagime  ashpra para së gjithash në vendet arabe dhe myslimane, ndërsa më shumë përfaqësues zyrtarë amerikanë në tentim që t'i qetësojnë tensionet paralajmëruan se për zhvendosjen e Ambasadës nga Tel-Avivi në Jerusalem do të nevojiten disa vite./mia