Turqi, 53 herë burg të përjetshëm për sulmuesin me bombë
Një shtetas i Turqisë është dënuar me 53 herë me burgim të përjetshëm për sulmin me bomba të vitit 2013...

Për sulmin me bomba të vitit 2013, ku u vranë dhjetëra persona në afërsi të kufirit me Sirinë, sulmuesi është dënuar 53 herë me burgim të përjetshëm .
Mediat turke kanë raportuar se Nasir Eskiocak është dënuar me nga një burgim të përjetshëm për secilin nga 53 personat që u vranë në dy sulme të koordinuara me makina-bombë në qytetin turk, Reyhanli, që gjendet në provincën Hatay.
Prokurorët kanë thënë se Eskiocak ka qenë ideatori i sulmit që ka ndodhur më 11 maj, 2013, sulm për të cilin, Ankaraja zyrtare kishte fajësuar grupet që mbështesin presidentin sirian, Bashar al-Assad. Damasku ka mohuar të gjitha pretendimet për përfshirje në këtë sulm.
