Dimitrov, Maqedonia dëshiron zgjidhje dinjitoze për emrin
Maqedonia mund të bëjë shumë për zgjidhje racionale dhe dinjitoze...

Maqedonia mund të bëjë shumë për zgjidhje racionale dhe dinjitoze, por nuk mund të pranojë zgjidhje jo dinjitoze për emrin, ka deklaruar në Bruksel shefi i diplomacies së Maqedonisë Nikolla Dimitrov.
"Pasi është investimi i madh jo vetëm për ne, por edhe për suksesin e pritur evropian të Ballkanit të cilin mendoj se nuk është i mundur pa suksesin e Maqedonisë. Investimi i madh kërkon edhe angazhim të madh. Shpresoj se këto takime janë në drejtim të angazhimit të rritur", shtoi Dimitrov, i cili në margjinat e konferencës në në Bruksel, është takuar me kolegun e tij belg, Didie Rejnders.
Pas takimit Shefi i diplomacisë belge ka deklaruar se: "Ajo që është tani interesante është që diskutimi udhëhiqet në nivel politik, gjë që bëhet për herë të parë, dhe është inkurajues, por e di që është diskutim që është jashtëzakonisht i ndjeshëm. Po përpiqemi t'i bindim të dy palët, sepse e di se nuk është e lehtë për asnjërën nga dy palët, dhe përpiqemi rregullisht të flasim për atë me kolegët grekë, si dhe me kolegët nga Maqedonia", shtoi Rejnders.
